Shtyhet projekti i ndërtimit të metrosë në Mekë për shkaqe financiare

  • 25 May 2016 - 13:29
Shtyhet projekti i ndërtimit të metrosë në Mekë për shkaqe financiare

Një projekt 16.5 miliardë dollarë, që është planifikuar për qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite, është shtyrë për një kohë në mënyrë që financimi i tij të mund të ristrukturohet.

Shefi ekzekutiv i emëruar nga Meka Ali Abdelfattah, ka thënë se: “Arsyeja për vonesën është një ristrukturim financiar”.

Plani për këtë përfshin ndërtimin e një sistemi të metrosë hekurudhorë me 182 kilometra të gjatë dhe me 88 stacione, gjithashtu edhe një rrjet të autobusëve.

Kufizimet e reja të buxhetit kanë shkaktuar ndryshime të mëdha në planin për Mekën.

(Kosova Sot)