Gjermania aprovoi masa të reja për migrantët

  • 25 May 2016 - 13:49
Gjermania aprovoi masa të reja për migrantët

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot kumtoi se Qeveria ka aprovuar masa të reja të cilat do të ndihmojnë vendin rreth integrimit të rreth 1.1 milion migrantëve, ardhja e të cilëve u regjistrua gjatë vitit të kaluar.

Merkel theksoi se masat e reja do të balancojnë “mundësitë dhe detyrimet” e migrantëve. “Mendoj se kjo është një kthesë”, tha shkurt Merkel.

Masat të cilat i shqyrtoi Qeveria përfshijnë zgjerimin e kurseve për migrantë dhe uljen e kohës së pritjeve për kurset integruese, me theks të veçantë ndaj mësimit të gjuhës gjermane.

Ka mbetur që masat t’i aprovojë edhe Parlamenti gjerman. 

(Kosova Sot)