Bie nga kati i 7-të, vdes 25-vjeçari

  • 25 May 2016 - 15:59
Bie nga kati i 7-të, vdes 25-vjeçari

Një punëtor 25 -vjeçar nga Ferizaj ka humbur jetën dje aksidentalisht. Ai derisa po punonte në një ndërtesë, ka rrëshqitur nga skela dhe ka rënë në tokë.

Dëshmitarët e rastit kanë thënë se 25-vjeçarit edhe pse i është ofruar ndihma menjëherë nga kolegët e tij të punës, duke e dërguar me urgjencë në spital, ai nuk ka arritur të u mbijetojë plagëve.
Basri Shabani nga Policia Rajonale në Ferizaj ka thënë se ende nuk janë të njohura shkaqet se si ka ndodhur aksidenti dhe se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.

(Kosova Sot)