Koka e Terpollarit u dërgua në Shqipëri sepse kështu ishte urdhri

  • 25 May 2016 - 16:03
Koka e Terpollarit u dërgua në Shqipëri sepse kështu ishte urdhri

Të tjera fakte janë zbuluar nga policia greke në lidhje me vrasjen e të riut Bledar Terpollari.

28 vjeçari shqiptar i arrestuar si pjesëmarrës në krim ka deklaruar se ishte detyruar nën kërcënimin e armëve që t’u tregonte autorëve vendin ku ndodhej Terpollari dhe se kishte parë të gjithë skemën e krimit. Pas vrasjes, 28 vjeçari ka deklaruar se koka e të ndjerit është transportuar në drejtim të Shqipërisë.

Kujtojmë se i riu është varrosur në vendlindje në Përmet, por koka e tij nuk është gjetur ende.

Tv shtetëror grek ERT raporton se dëshmitari ka thënë se krimi ishte makabër, por ka mohuar që të ketë marrë pjesë. Sipas tij, koka u transportua për në Shqipëri sepse kështu kishte qenë urdhri i vrasësve për shkak të mbajtjes së një sasie parash nga i riu, të cilat ishin përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

I riu u gjet i vrarë rreth dy javë më parë në një kasolle ku punonte si bari pranë një pronari grek. Pasi është vrarë me armë, më pas i ishte prerë koka.

(Kosova Sot)