Dielli ka lëshuar fuqinë e mijëra bombave atomike

  • 25 May 2016 - 18:09
Dielli ka lëshuar fuqinë e mijëra bombave atomike

Për ta krijuar Tokën, në të cilën ne sot jetojmë

Dikur Toka kishte pranuar vetëm rreth 70 për qind të energjisë nga dielli

Shkencëtarët pohojnë se ngjarja kishte ndodhur para rreth katër miliardë vjetësh, kur sistemi ynë solar kishte ndriçuar me 70 për qind të rrezeve

Revista shkencore “Nature Geoscience”  ka publikuar studimin e ri eksplorues rreth asaj se si ka filluar jeta në Tokë. Shpërthimet e fuqishme nga dielli ynë me forcën e mijëra bombave atomike kanë krijuar planetin tonë, kështu siç e kemi ne sot, thuhet në studimin e fundit. Shkencëtarët pohojnë se ngjarja  kishte ndodhur para rreth katër miliardë vitesh, kur sistemi ynë solar kishte ndriçuar me 70 për qind të rrezeve. Pasi dielli ishte në nivel të reduktuar me shkëlqim gjatë asaj kohe, Toka ishte një gur i akullt. Dhe, studimi i ri tani pohon se grimcat nga super-shpërthimet ishin në gjendje të depërtonin në atmosferën e Tokës së pasur me azot, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

Grimcat solare

Thuhet se kjo ka ndryshuar gjendjen kimike të planetit tonë, duke bërë të mundur jetën në Tokë. Grimcat solare ia kishin dalë të shpërndajnë molekulat e nitrogjenit në atome, me dyoksid karboni në atmosferë ishte shpërndarë në oksigjen dhe atome të karbonit. Si rezultat i kësaj, Toka ishte në gjendje ta krijojë dhe ngrohë jetën. Gjetjet e studimit janë publikuar në numrin e fundit të “Nature Geoscience”, nga ekipi i shkencëtarëve nga “Goddard Space Flight Centre”, në “NASA”. Vladimir Airapetian, shkencëtar solar në “Goddard Space Flight Center” të NASA-S, në GrInbelt, Merilend, ka thënë: "Dikur, Toka kishte pranuar vetëm rreth 70 për qind të energjisë nga dielli, në krahasim me energjinë që e marrim sot. Kjo do të thotë se Toka ka qenë një akull i rrumbullakët. Në vend të kësaj, faktet gjeologjike pohojnë se ishte një glob i ngrohtë me ujë të lëngshëm. Ne e quajmë këtë “Faint Young Sun Paradox”. Studimi ynë i ri tregon se stuhitë diellore mund të kenë qenë qendrore në ngrohjen e Tokës".

Grimcat janë përplasur me molekulat

Airapetian ka shtuar: "Përderisa grimcat prej hapësirës kishin udhëtuar poshtë përmes linjave dhe fushave magnetike, ato mund të kenë qenë përplasur me molekula nitrogjeni të braktisura në atmosferë. Duke ndryshuar atmosferën, duket se kanë bërë ndryshimin në jetën në Tokë". Puna është si pjesë e misionit “Kepler”. William Danchi, hetues kryesor në projektin “Goddard”, ka shtuar: "Ne dëshirojmë të grumbullojmë të gjitha këto informata së bashku, se sa afër një planet është  me yjet, sa energjetik një yll është. Kjo punë përfshin shkencëtarët nga shumë fusha – ata që studiojnë diellin, yjet, planetët, kiminë dhe biologjinë. "Duke punuar së bashku, ne krijojmë një përshkrim të fuqishëm rreth asaj se si dikur dukej planeti ynë – dhe ku diku tjetër jeta do të kishte mundur të ekzistonte”. 

(Kosova Sot)