Rritet në 37 numri i studentëve të helmuar në Universitetin e Gjakovës

  • 25 May 2016 - 19:55
Rritet në 37 numri i studentëve të helmuar në Universitetin e Gjakovës

Rritet numri i studentëve të helmuar në Universitetit të Gjakovës. Në fillim është raportuar se janë 31, pro numri i tyre është rritur dhe ka mbërritur në 37 .

Në fillim, 5 prej tyre ishin më rëndë të helmuar por sipas të dhënave të fundit të mjekëve në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Helmimet e para të studentëve janë evidentuar rreth orës 13:00 dhe sipas mjekëve ata kanë kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma të vjelljes, marramendjes dhe dhembjeve në stomak,njofton transmetuesi publik.

Menjëherë pas këtij informacioni, është mbyllur konvikti i Universitetit të Gjakovës dhe njëkohësisht edhe mensa e studentëve.Pas këtij rasti, pritet të ketë hetime nga organet përkatëse në lidhje me këtë rast.

(Kosova Sot)