Momente dramatike të përmbytjes së një barke të stërmbushur me emigrantë (Foto)

  • 25 May 2016 - 20:03
Momente dramatike të përmbytjes së një barke të stërmbushur me emigrantë (Foto)

Së paku 5 emigrantë kanë vdekur sot në bregdetin libian, pasi barka e mbipopulluar është përmbytur.

Marina italiane i ka gjetur e shpëtuar ata të cilët ka në treguar se, “më shumë se 550 persona janë shpëtuar e dërguar në vend të sigurt, por se operacioni i shpëtimit është ende duke vazhduar, dhe se numri i të vdekurve mund të rritet”. Fotografi tronditëse shfaqin momentin kur barka fillon të anohet në njërën anë dhe refugjatët filluan të zhyten në ujë furishëm për të shpëtuar jetën e tyre, para se barka të filloj të zhytet nën ujë.

Më shumë se 6 mijë emigrantë janë shpëtuar në Mesdhe në vetëm 48 orë.

“Patrulla italiane “Bettica” pa se një bark ishte në vështirësi dhe iu afrua asaj, duke ju dhënë jelekët e shpëtimit, por para se ata të mund të fillonin t’i shpëtonin ata, barka u përmbysë për shkak të panikut dhe lëvizjeve të papritura të udhëtarëve”, thanë ata në një deklaratë.

(Kosova Sot)