Familjarët hidhen nga ballkoni i banesës që ishte përfshirë nga flaka (Video)

  • 25 May 2016 - 20:10
Familjarët hidhen nga ballkoni i banesës që ishte përfshirë nga flaka (Video)

Në periferi të kryeqytetit të Rusisë, një banesë ishte përfshirë nga flaka teksa familjarët ende ndodheshin brenda.

Meqenëse zjarrfikësit nuk vinin, mbi 20 kalimtarë rasti u bënë bashkë dhe u kërkuan atyre që të hidheshin nga ballkoni. Djaloshi me emrin Zhenyu, ka qenë i pari që është hedhur nga banesa që gjendet në katin e pestë, pastaj janë hedhur edhe prindërit e tij.

Ata janë pritur nga grupi që ishin mobilizuar poshtë, dhe kanë shpëtuar vetëm me disa lëndime të lehta. Nuk dihen arsyet, se si është përshirë prona e tyre nga zjarri.

(Kosova Sot)