Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës diskutoi përgaditjet e fundit rreth Kuvendit të Punës

  • 25 May 2016 - 20:43
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës diskutoi përgaditjet e fundit rreth Kuvendit të Punës

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën diskutoi për përgatitjet e fundit rreth Kuvendit të Punës së LDK-së.Në mbledhje u prezantuan përgatitjet, u caktuan udhëheqësit dhe raportuesit e sesioneve në Kuvendin Punues, si dhe u finalizuan përgaditjet teknike.

Gjithashtu kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerësoi se debati i deri tanishëm në degë, diskutimet dhe propozimet tejet përmbajtjesore e konstruktive në Këshillin e Përgjithshëm do të përmbyllen me sukses dhe rezultate konkrete në Kuvendin Punues.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se Kuvendi i Punës, do të konfirmoj orientimet programore, propozimet për ndryshime në statut dhe propozimet e tjera, në mënyrë që Lidhja Demokratike e Kosovës, të vazhdoj rritjen e fuqishme elektorale, të rikonfirmoj unitetin e brendshëm, të rris komunikimin me opinionin publik dhe të vazhdoj të ketë rol primar në avancimin e proceseve euroatlantike.

(Kosova Sot)