Ja ç’përdori Aliaj gjatë vrasjes së Elton Çiçës (Video)

  • 25 May 2016 - 21:43
Ja ç’përdori Aliaj gjatë vrasjes së Elton Çiçës (Video)

Nga rishikimi i pamjeve më të qarta i videos së krimit, ku Jania Alia dyshohet se qëllon për vdekje te lokali “De Niro” pranë bllokut Elton Çiçën, dalin disa detaje të reja.

Autori i krimit hyn nxitimthi në lokal dhe duket se mban në dorë armën e krimit, tip pistoletë, që përpara se të qëllojë. Një detaj edhe më domethënës, është fakti se duke qenë se nuk ka flokë, Aliaj nën kapelen e tij ka vendosur edhe një kapuç që të mos dallohet se është ai.

Pamjet tregojnë qartë edhe reagimin e Çiçës.

Ky i fundit ka qenë tepër i përqëndruar në smartphonen e tij në momentin kur është qëlluar dhe duket se nuk ka marrë evsh asgjë.Pas të shtënave, Çiça duket teksa rrëzohet në të majtë të tij në kolltuk, ndërkohë që deri në momentin e fundit ai i mbajti sytë në ekranin e celularit dhe nuk e pa autorin që e qëlloi.

Pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi autori kryesor i krimit, Jani Alia nga Tepelena, ka patur një konflikt të hershëm me Elton Çiçën, kur kanë qenë që të dy të burgosur në Greqi. Seria e atentateve të ndërsjellta vijoi kur ata lanë qelitë dhe u kthyen në Shqipëri.

Por në të gjitha rastet, ka patur vetëm të plagosur.

Një tjetër pistë qe po ndiqet me vëmendje është edhe ajo e një konflikti për pazaret e drogës.

Burime të policisë, bëjnë të ditur se Renato Milloshi i kishte dhënë Çiçës 50 mije euro dhe ky i fundit, nuk ia kishte kthyer.

(Kosova Sot)