Me pankarta “Mimozë jashtë” sot protestojnë studentët në Universitetin e Gjakovës

  • 26 May 2016 - 08:45
Me pankarta “Mimozë jashtë” sot protestojnë studentët në Universitetin e Gjakovës

Parlamenti i studentëve të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë përmes një komunikate për media janë shprehur të shqetësuar me situatën e krijuar në këtë universitet.

Parlamenti i Studentëve të Universitetit “Fehmi Agani”, në Gjakovë, i cili për protestën e sotme ka formuar edhe Këshillin Organizativ, kanë thënë se protesta e cila do të fillojë në ora 9:00 ka të vetmin qëllim, kundërshtimin e veprimeve të fundit të Universitetit, ndër tjera të luftimin e dukurive negative, si dhe do të kërkojnë llogari për shkelësit e ligjit që punojnë në UGJFA.

Parlamenti i studentëve të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë përmes një komunikate për media janë shprehur të shqetësuar me situatën e krijuar në këtë universitet.

Ata madje kanë treguar se edhe përkundër ankesave të cilat i kanë adresuar në institucione, asnjë nga to nuk është marrë parasysh.

“Pas gjithë këtyre mbledhjeve të vazhdueshme që patëm, shkuam hap pas hapi duke iu referuar rregullave që i ka Parlamenti i Studentëve, duke iu referuar Rektoratit të Universitetit, Ministrisë së Arsimit, Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë, me kërkesa, ankesa dhe së fundi zhvilluam Peticion, me nënshkrime të studentëve ( 466 nënshkrime ), për largimin e kërcënueses, shantazhues dhe ofendueses së studentëve dhe Linda Dula Halilabazi, për largimin e politikës nga Universiteti, për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të studentëve”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Për protestën e sotme janë njoftuar edhe Policia Rajonale e Gjakovës.

(Kosova Sot)