Duan largimin e sekretares Linda Dula-Halilabazi

  • 26 May 2016 - 10:01
Duan largimin e sekretares Linda Dula-Halilabazi

Muaj më parë studentët kishin protestuar kundër prezencës së Mimoza Kusari-Lilës në Këshill Drejtues.

Shpërthejnë pakënaqësitë në Universitetin "Fehmi Agani" në Gjakovë

Ushtruesja e detyrës së sekretares së universitetit Dula-Halilabazi është kërcënuese, shantazhuese, ofenduese dhe mbajtëse e kundërligjshme e postit. Shumë nga studentët kanë pasur rast të ballafaqohen me stilin e saj kërcënues dhe ofendues. Për largimin e saj kemi bërë shumë kërkesa e ankesa, bile kemi organizuar edhe nënshkrimin e një peticioni ku e kanë vënë firmën 466 studentë, por të gjitha këto nuk kanë dhënë asnjë rezultat, prandaj jemi detyruar që për të enjten të ftojmë studentët në një protestë paqësore ku do të kërkojmë largimin e saj dhe depolitizimin e universitetit", është shprehur Halilaj , shkruan sot Gazeta Kosova Sot

Në Universitetin Publik "Fehmi Agani" në Gjakovë (UGJFA) kurrsesi të ketë qetësi. Një grup i studentëve të këtij institucioni të lartë arsimor, që është hapur para rreth dy vite e gjysmë, kurrsesi t'i kthehen procesit të studimeve. Ata vazhdojnë të jenë të pakënaqur me vendimet administrative të këtij Universiteti, prandaj vazhdojnë të reagojnë, të nënshkruajnë peticione e bile edhe të protestojnë. Protesta ishin mbajtur edhe para 9 muajsh, respektivisht në shtatorin e vitit të kaluar, e një e tillë është paralajmëruar edhe për sot (e enjte). Para 9 muajsh protestohej kundër përbërjes së Këshillit Drejtues të këtij Universiteti, respektivisht kundër vendimit të ministrit të Arsimit që në atë këshill të jetë edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ndërsa arsyeja e protestës së sotshme, siç thonë organizatorët e saj, është kërkesa për largimin e Linda Dula-Halilabazi nga posti i u.d. të sekretares së Universitetit. Kërkesat, ankesat e peticioni nuk bënë punë, tash protestojnë Duke folur për arsyet që i kanë nxitur këtë grup të studentëve për të protestuar sot, Ardit Halilaj, sekretar i Parlamentit Studentor (PS), që është në krye të këtij grupi, ka thënë se kanë ndërmarrë disa hapa për largimin e u.d. të sekretares, por që ato nuk kanë dhënë rezultat. "Ushtruesja e detyrës së sekretares së Universitetit Dula-Halilabazi është kërcënuese, shantazhuese, ofenduese dhe mbajtëse e kundërligjshme e postit. Shumë nga studentët kanë pasur rast të ballafaqohen me stilin e saj kërcënues dhe ofendues.

Për largimin e saj kemi bërë shumë kërkesa e ankesa, bile kemi organizuar edhe nënshkrimin e një peticioni ku e kanë vënë firmën 466 studentë, por të gjitha këto nuk kanë dhënë asnjë rezultat, prandaj jemi detyruar që për të enjten të ftojmë studentët në një protestë paqësore ku do të kërkojmë largimin e saj dhe depolitizimin e Universitetit", është shprehur Halilaj, duke shtuar se janë të informuar se mu të enjten pritet që në këtë Gjakovë të vijë një komision ndërkombëtar i ekspertëve që do të vlerësojnë plotësimin e kushteve për riakreditimin e katër programeve ekzistuese të studimeve në këtë Universitet. Kryetarja e Parlamentit Studentor nuk pajtohet me këto veprime Del qartë se në mesin e studentëve, madje edhe në mesin e strukturave udhëheqëse të Parlamentit Studentor të këtij Universiteti, ka ndasi. Këtë e pohon edhe kryetarja Miranda Lushaj, duke thënë se jo të gjithë studentët qëndrojnë prapa kësaj fushate për largimin e u.d. të sekretares. "Parlamenti Studentor të cilit, në mënyrë legjitime, i prij unë, nuk qëndron prapa këtyre kërkesave, ankesave, nënshkrimit të peticionit e as protestave të paralajmëruara.

Asnjë nga fjalët që thuhen publikisht nga ky grup i studentëve, nuk i përkasin strukturave që zyrtarisht i prijnë këtij parlamenti. Nëse keni ndonjë dilemë se kush zyrtarisht i prin Parlamentit Studentor, mjafton të vizitoni faqen zyrtare të këtij Universiteti", ka thënë për medie Lushaj, emri i së cilës, siç e konfirmuam në faqen zyrtare të UGJFA, figuron si kryetare e PS-së. Edhe pse, në asnjë moment nuk dëshiron të mohojë të drejtën e studentëve që të shprehin mendimin e vet, madje edhe përmes prostatave, është evidente se tërë kjo nuk po i pëlqen rektorit të këtij Universiteti, Shaban Buzës. "Unë, disa herë, jam takuar me përfaqësuesit e këtyre studentëve të pakënaqur dhe jam munduar t'i bind që më shumë të merren me nivelin e cilësisë së studimeve dhe me profesionalizmin e stafit akademik, e më pak më çështje administrative, çfarë është edhe sekretarja e Universitetit. Sido që të jetë, është e drejtë e tyre që të zgjedhin formën e shprehjes së pakënaqë- sive të veta, por kujtoj se nuk ia kanë qëlluar kohën kur do të protestojnë, pasi të enjten në Gjakovë presim ardhjen e një komisioni ndërkombë- tar të ekspertëve, të cilët do të vlerë- sojnë plotësimin e kushteve për ri akreditimin e 4 programeve të studimeve që funksionojnë aktualisht", ka thënë në një prononcim publik, rektori Buza.

(Kosova Sot)