Itali, shqiptari ekzekutohet me pistoletë

  • 26 May 2016 - 10:07
Itali, shqiptari ekzekutohet me pistoletë

Një baba i 3 fëmijëve është ekzekutuar me pistoletë mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në Rimini të Italisë dhe viktima është një 40-vjeçar shqiptar.

Mediet italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shtetasin Petrit Nikolli, i cili po priste fëmijë e katërt, pasi bashkëshortja ishte shtatzënë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por pritet që policia italiane të japë detaje gjatë ditës.

Nikolli, me profesion zejtar ishte rezident prej disa kohësh në Itali. Ai u vra rreth orës 23.00. Mediet italiane shkruajnë se bashkëshortja e tij ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke e gjetur në rrugë trupin e pajetë të bashkëshortit të saj.

(Kosova Sot)