Indonezia aprovon dënimin me vdekje për pedofilët

  • 26 May 2016 - 10:08
Indonezia aprovon dënimin me vdekje për pedofilët

Indonezia ka aprovuar ligjin për të dënuar me vdekje dhe kastrimin kimin për ata që abuzojnë seksualisht me fëmijët.

Kjo masë e ashpër vjen pas disa rasteve të rënda përdhunimesh të fëmijëve, përfshirë atë të një 14  – vjeçareje, e cila humbi jetën.

Presidenti Joko Widodo tha se ky rregullim në legjislacion ka për qëllim të tejkalojë krizën e shkaktuar nga dhuna seksuale ndaj fëmijëve.

Më parë, dënimi maksimal për përdhunimin, si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit, ishte 14 vjet burg.

Rasti i adoleshentes Yuyun, 14 – vjeçarja që humbi jetën në një shkollë në Sumatra, shkakoi reagime të ashpra në opinionin publik.

(Kosova Sot)