Rrëfimi tronditës i një lypësi: E vetmja gjë që dua është që policia të më lërë të lyp

  • 26 May 2016 - 13:49
Rrëfimi tronditës i një lypësi: E vetmja gjë që dua është që policia të më lërë të lyp

Ramush Loshi, 61 vjeç nga Tirana, është një kryefamiljar i një familje prej 4 anëtarësh. Fatkeqësisht për Ramushin jeta nuk ishte shumë bujare me të, ku para pak viteve ai është detyruar të aputoi njërën këmbë për shkak të një sëmundjeje.

Shteti shqiptar i jep një kemp prej 140 mijë lekësh të vjetra dhe një asistencë sociale pre 30 mijë lekësh të vjetra, që për 61 vjeçarin nuk dalin as për të paguar ilaçet dhe taksat.

Kjo gjë e ka detyruar Ramushin të dali në rrugët e kryeqytetit edhe të kërkojë mëshirën e qytetarëve për një “kothere bukë” të cilën shteti jonë nuk ja mundëson dot.

Si personi i vetëm i cili derdh të ardhura në shtëpinë e tij jetesa me 170 mijë lekë të vjetra për një familje prej 4 anëtarësh është thuajse e pamundur dhe Ramushi është i detyruar të qëndrojë për rreth 10 orë ose edhe më shumë në rrugët e Tiranës për të lypur.

Por ajo që bën më shumë përshtypje tek ai është se nuk ankohet se po lyp dhe as se merr kaq pak të ardhura nga shteti, por deklarata e tij rrënqethëse është se ai ankohet vetëm nga fakti që policia nuk e lejon as të lypi, duke e përzënë nga çdo trotuar i mundshëm ku ai ulet.

Ai tentoi edhe të largohej në drejtim të Gjermanisë për të kërkuar azil, qëndrojë 5 muaj në shtetin atje, por u kthye nga ana e autoriteteve pasi nuk i plotësonte kushtet e qëndrimit.

Kjo është pak nga jeta e vështirë e Ramushit i cili në çdo ditë duhet të përballet me urinë e familjarëve të tij dhe shtetin i cili e detyron që të mos kërkojë as mëshirën e kalimtarëve. “Civitas”

(Kosova Sot)