Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën 8-vjeçari

  • 26 May 2016 - 17:54
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën 8-vjeçari

Një 8-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme pasi u përplas për vdekje nga një automjet në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Mësohet se ngjarja tragjike ka ndodhur në afërsi të fshatit Symiz. Automjeti tip “Mercedes-Benz”, me drejtues 39-vjeçarin A.K., nga fshati Pirg, ka aksidentuar 8-vjeçarin me iniciale D.A. nga Maliqi, raportojnë mediat shqiptare.

I mituri ka ndërruar jetë ndërkohë që po transportohej për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plotë të aksidentit.

(Kosova Sot)