Astrit Haraqija pranon se rregulloi 40-80 viza Italiane

  • 26 May 2016 - 18:34
Astrit Haraqija pranon se rregulloi 40-80 viza Italiane

Të gjithë Ministrat e zëvendës Ministrat e Kosovës ndërmjetësojnë për viza.

Ish ministri i kulturës Astrit Haraqia i cili po akuzohet se siguroi klientë për viza për grupin e  Ukë Rugovës ka pranuar se është marrë me rregullimin e vizave për simpatizantë e anëtarë të partisë së tij. Në një bisedë Haraqia ka pranuar se ka lehtësuar viza.

“Pas arrestimit e kam thënë edhe publikisht se kemi bërë diku 40  deri në 80 viza njerëzve të Gjakovës, raste qoftë humanitare, për shembull çështje shëndetësore ose ekonomike, i kam përkrah për viza edhe nuk mu ka dukur asgjë tmerr për arsye se ne kemi suportuar njerëz nga viti 1995, nuk ka qenë diçka e re për mu”, thotë Haraqia.

Haraqia mohon pretendimet e prokurorisë se veprimtaria e tij ishte ilegale madje pretendon se të gjithë Ministrat e zëvendës Ministrat e Kosovës ndërmjetësojnë për viza.

“Edhe sot unë nuk e di cili ministër ose zëvendës ministër nuk e suporton dikë nëpër ambasada për me marrë një vizë. Edhe unë nuk jam pishman për atë që e kam bërë edhe jam mëse i sigurt që kush 1 euro nuk ma ka dhënë”, shton ai.

Ish ministri i Kulturës përballet me aktakuzë të prokurorisë që nga java e kaluar prokuroria pretendon se roli i Haraqisë në grupin e Ukë Rugovës ishte për të siguruar klientë për grupin. Siç shkruhet në aktakuzë, dëshmitarë të shumtë kanë dhënë prova se ai ishte duke rregulluar viza Italiane për ta,raporton kallxo,com

(Kosova Sot)