Sekretari i PDK-së: Nuk merrna me Isa Mustafën!

  • 26 May 2016 - 20:00
Sekretari i PDK-së: Nuk merrna me Isa Mustafën!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë sot se nuk ka ende asgjë zyrtare sa i përket plotësimit apo ndryshimit të kabinetit qeveritar dhe se emrat e ministrave të ri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës i ka parë vetëm në medie. Madje, ai pas një vizite që i bëri BQK-së, ka theksuar se nuk do të ketë riformatizim të Qeverisë.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë qenë të gatshëm të flasin për deklarata e Mustafës. Madje, sekretari i PDK-së, Basri Musmurati ka thënë se nuk dëshiron të merret me të parin e Qeverisë së Republikës.

S’du me u marr more me Isa Mustafën? Jo, nuk kam çka të them për këtë”, ka thënë shkurt sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati.

Kujtojmë se partia të cilën e udhëheq Kadri Veseli para disa ditëve ka vendosur për emrat e rinj që do t’i bashkohen kabinetit të kryeministrit Mustafa.

Indeksonline ka raportuar se Hajredin Kuçi do të jetë në postin e zv.kryeministrit, Enver Hoxhaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme ndërsa Gani Koci si ministër i Drejtësisë.

(Kosova Sot)