Rrëzohen dy aeroplanë luftarak amerikan, katër të lënduar

  • 26 May 2016 - 20:06
Rrëzohen dy aeroplanë luftarak amerikan, katër të lënduar

Dy aeroplanë luftarak të Marinës amerikane F/ A-18 u rrëzuan sot në brigjet e Karolinës së Veriut, thanë zyrtarët në Fox News. Rojet bregdetare njoftuan se katër persona pas aksidentit u dërguan në spital.

Zyrtari Navy i tha Reutersit se raportet e para tregojnë se kjo është një lloj i "aksidenteve gjatë verës."

Dëshmitarët thanë kishin parë katër parashuta mbi Oqeanin Atlantik, por ende nuk dihet masa e lëndimeve që kanë marrë ata.

(Kosova Sot)