Gjuriq: Pala serbe parashtroi pyetje të “vështira” në dialogun teknik Prishtinë-Beograd

  • 26 May 2016 - 20:17
Gjuriq: Pala serbe parashtroi pyetje të “vështira” në dialogun teknik Prishtinë-Beograd

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë për mediat serbe se gjatë dialogut teknik të zhvilluar sot në Bruksel, janë adresuar çështje të ndryshme nga pala serbe, ndër to edhe çështja e vonimit të formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe efekti që liberalizimi i vizave për Kosovën do ta ketë tek qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike serbe.

Sipas drejtorit Gjuriq, pala serbe ka parashtruar pyetje të “vështira” në ditën e pare të rifillimit të dialogut teknik mes Beogradit dhe Prishtinës, që kanë të bëjnë me themelimin e Telekomit serb në Kosovë i cili do të operojë në Kosovë, liberalizmin e vizave për Kosovën dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta biometrike, të lëshuara nga shteti serb.

(Kosova Sot)