Kosova pa kompani farmaceutike

  • 27 May 2016 - 09:25
Kosova pa kompani farmaceutike

Në Kosovë janë të regjistruara 3 mijë e 82, produkte medicinale, vendi që është më i pranishëm me barna në vend është Sllovenia dhe Gjermania.

Në vendin tonë kemi vetëm dy furnizues me medikamente “Trepharm “ dhe “Gentipharm”.Faik Hoti zëdhënës në Ministrinë e Shëndëtësisë ka thënë se numri i kompanive kosovare në treg është shumë i vogël, dhe për këtë arsye furnizohen nga vendet e rajonit.

“Numri i kompanive vendore eshte i vogel dhe ato jane ne forcim e siper. Per kete arsye, dominojne ende produktet e prodhuesve te huaj, perfshire ketu edhe prodhuesit me te njohur farmaceutik ne bote”, ka deklaruar Hoti. Në mesin e shteteve që janë pjesë e tregut të barnave hynë edhe Serbia, nga fqinji ynë ne furnizohemi me qetëësuesit “bromazepam”,

Përeç Serbisë ky bar që nuk ipet pa recetën e mjekut vjen edhe nga Gjermania Shkupi, Sllovenia dhe Novo Mesto. Ndërsa nga Shqipëria vien baret e Adrenalinës, medikamnetet si Cinazerine, Ciprofloksacine, Deksametazon fosfat natrium + Neomici sulfat, Diazepam, etj. Në vendin tonë kë vetëm dy furnizues me medikamente Trepharm dhe Gentipharm. Barnat që vien nga këto kompani janë :barnat Amicloxa, Ampicillin trihydrate, Amlodipine, Aspiridola Protect, Asta, Azitrem, Cefalexin monohydrate, Cefexime trihydrate, Ciprofloxacin hydrochloride, Deksametazon Prima, Diclofen, Diklofenak Prima etj.

Sipas Agjenicse së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale janë 56 qarkullues farmaceutik me shumicë në tërë Kosovën të licencuar këtë muaj. Në tërë Kosovën sipas të dhënave të kësaj agjencie janë 604 barnatore.

Këtij numri i paraprin Komuna e Prishtinës me 214 të tilla, Prizreni, Ferizaj, Peja, Gjilani. Derisa në Mitrovicë janë vetëm 52 baranatore, në këtë qytet duhet të vinë e të furnizohen mne barna edhe banorët e Leposaviqit dhe Zubin Potokot,shkruan gazeta Fjala.

Ndërsa çmimin e barnave sipas zyrëtarëve të MSH-së e përcakëton vetë ekonomia e tregut të lirë. Në listën e produkteve me të drejtë reklamimi hynë shtetet si Sllovenia, Gjermania, Bosna e Hercegovina, Kosova dhe Latvia. Në këto barna të reklamuar më së shumti zë vend paracetemoli.

(Kosova Sot)