Amerikanët kanë filluar ofensivën tokësore kundër ISIS-it? (Video)

  • 27 May 2016 - 10:22
Amerikanët kanë filluar ofensivën tokësore kundër ISIS-it? (Video)

Pjesëtarë të forcave speciale amerikane janë vërejtur në pjesën veriore të Sirisë si pjesëtarë të milicive kurde në luftën kundër Shtetit Islamik.

Siç raportojnë medie botërore, fotografi i agjencisë France Presse ka fotografuar amerikanët që luftojnë në fshatin Fatisa, rreth 50 kilometra larg Raqas, kryeqytet jozyrtar i xhihadistëve.

Milicitë kurde në atë rajon ofrojnë mbështetje për ofensivën tokësore të Forcave demokratike të Sirisë e në kuadër të tyre luftojnë shtetas amerikanët cilët nuk bartin shenja të shtetit të vet, por janë me uniformat e kurdëve.

Opozita siriane nisi ofensivën në Raqa pas vizitës së fshehtë gjeneralit amerikan Joseph Vogel,i cili, sikur dhe Washingtoni zyrtar insiston se ushtarët amerikanë atje janë për të “ndihmuar e këshilluar luftëtarët vendorë“. Washington Post ka konfirmuar spekulimet se bëhet fjalë për amerikanët dhe ka publikuar se ata janë xhiruar duke ushtruar si përdoret hedhësi i granatave i tipit MK 47, që është armë e specializuar amerikane e njësive speciale.

Sipas fotografit të AFP-së, në fshatin Fatisa gjenden disa dhjetëra ushtarë amerikanë e Shtëpia e Bardhë ka pranuar se në territorin e Sirisë veprojnë rreth 300 operativistë.

(Kosova Sot)