Një femër e dy meshkuj, me armë tentojnë të grabisin në Ferizaj

  • 27 May 2016 - 11:17
Një femër e dy meshkuj, me armë tentojnë të grabisin në Ferizaj

Policia e Kosovës njoftoi se dje në Ferizaj, tre të dyshuar, një femër dhe dy meshkuj, kanë hyrë në shtëpinë e një personi dhe nën kërcënimin e armës dhe sprejit lotsjellës kanë tentuar të grabisin brenda shtëpisë së tij.

Megjithatë, sipas Policisë të dyshuarin nuk kanë arritur ta kryejnë grabitjen dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Ndërsa, njësitet policore janë duke hetuar rastin.

(Kosova Sot)