​Pas 18 fletarrestimeve, arrestohet i dyshuari nga Peja

  • 27 May 2016 - 11:20
​Pas 18 fletarrestimeve, arrestohet i dyshuari nga Peja

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestuar një të mashkull shqiptar, për të cilën janë lëshuar 18 urdhëresa nga Gjykata Themelore në Pejë.

Në njoftim të Policisë thuhet se personi i arrestuar është dërguar në Burgun e Dubravës për vajtje të dënimit.

“Në bazë të 18 (tetëmbëdhjetë) urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Pejë është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot)