Në Malishevë burri rrah gruan

  • 27 May 2016 - 11:39
Në Malishevë burri rrah gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Malishevë, i cili ka rrahur gruan e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër, bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot)