4 deputetët e Kuvendit, që nuk munguan asnjë seancë

  • 27 May 2016 - 11:47
4 deputetët e Kuvendit, që nuk munguan asnjë seancë

Kuvendi i Kosovës kohëve të fundit është duke u përballur me mungesë të pjesëmarrjes së deputetëve në seanca plenare.
Disa nga seancat kanë dështuar të mbahen pasi në sallë ishin më pak se 61 deputetë, aq sa është kuorumi i nevojshëm për të marrë vendime.
Instituti Demokratik i Kosovës, që monitoron punën e Kuvendit, ka publikuar listën e deputetëve që nuk kanë munguar në asnjë nga seancat. Ata janë vetëm katër, dy nga PDK dhe dy nga LDK.

(Kosova Sot)