Bujqit e rajonit të Strumicës kanë ankesa për tokën që e punojnë

  • 27 May 2016 - 12:01
Bujqit e rajonit të Strumicës kanë ankesa për tokën që e punojnë

Bujqit e rajonit Piperovë të Strumicës frigohen se do të mbeten pa ekzistencë, pasi që shteti do t’ua ndalojë përdorimin e tokës shtetërore, që e shfrytëzojnë tash e 20 vjet më parë.

Këtë tokë e kanë shfrytëzuar me qera, ndërkaq bujqit kanë ngritur edhe sera me konstruksion metalik.

Kjo situatë ka ardhur si rezultat i shpalljes publike të tenderit për dhënien me qera të kësaj toke për 30 vitet e ardhshme. Kjo ka bërë që në konkurs të paraqiten kopshtarët e Piperovës, të cilët nuk e kanë fituar tenderin, si rezultat i çmimit konkurues më të ulët.

Bujqit thonë se në këtë lokacion kanë investime personale deri 12 mij euro, për shkak se serat kanë të mbjella, por zotohen se nuk do të tërhiqen dhe se do t’i drejtohen gjykatës për drejtësi.

Nga Ministria e bujqësisë thonë se nuk ka patur asgjë të dyshimtë në shpalljen e konkursit dhe se problemi me serat duhet të zgjidhet me bujqve dhe qiramarrësit të ri.

(Kosova Sot)