Digjet autobusi me nxënës në qendër të Krujës, dyshohet për viktima

  • 27 May 2016 - 12:36
Digjet autobusi me nxënës në qendër të Krujës, dyshohet për viktima

Digjet autobusi me njerëz brenda në Krujë, ka dyshime për të vdekur

Një autobus ka shpërthyer në flakë në mes të qytetit të Krujës. Nga raportimet dyshohet se brenda tij të ketë pasur fëmijë. Sipas të dhënave ka të lënduar të shumtë, por dyshohet të ketë edhe viktima.

Autobusi ka marrë flakë gjatë ecjes dhe kjo ka penguar që fëmijët të mund të dalin prej tij. Në spitalin e Krujës kanë mbërritur disa të lënduar, por ende nuk dihen numri i të dëmtuarve.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje. Nxënësit ishin nisur në një ekskursion nga Vlora drejt Krujës. Dyshohet se nga shpërthimi të ketë vdekur një grua. 10 prej nxënësve të djegur janë nisur me ambulancë drejt Tiranës.

(Kosova Sot)

Image