KPK miraton rregulloren për media pa e konsultuar shoqërinë civile

  • 27 May 2016 - 13:05
KPK miraton rregulloren për media pa e konsultuar shoqërinë civile

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka miratuar disa pika të rendit të ditës ndër të cilat edhe rregulloren për komunikim me publikun, e cila nuk është konsultuar me të gjithë akterët. Kurse, Asociacioni i Gazetarëve nuk i ka kthyer përgjigje. Kryesuesi i Këshillit Priokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka thënë se kjo rregullore e përcakton komunikimin e institucionit të Prokurorisë me publikun,raporton gazeta Kosova Sot Online.

KPK hoqi nga rendi i ditës raportin e koordinatorit kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike për periudhën tetor-dhjetor 2015 dhe janar-mars 2016, në mungesë të raportuesit të kësaj pike, si dhe pikën nr. 9: përcaktimi i pozitave për avancim dhe transferim të prokurorëve në prokurori.

(Kosova Sot)