Menduh Thaçi: Dialogu është e vetmja rrugë për dalje nga kriza politike

  • 27 May 2016 - 13:53
Menduh Thaçi: Dialogu është e vetmja rrugë për dalje nga kriza politike

Ka përfunduar takimi i drejtorit të drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian (KE), Christian Danielsson, me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Thaçi akuzon koalicionin qeveritar, OBRM-PDUKM dhe BDI se vazhdojnë me vendime të njëanshme dhe të papërgjegjshme për çështje për të cilat duhet të arrihet pajtueshmëri nga katër partitë më të mëdhaja, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-ve.

Ai shton se e vetmja dalje nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të vërtetë politik, me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, dialog që kërkon qasje të re dhe vullnet të fuqishëm politik nga të gjitha palët.

Gjithashtu, kryetari Thaçi potencoi se zgjidhja e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike, si dhe përmbushja e kushteve demokratike për të pasur zgjedhje të besueshme pa marr parasysh se kur do të mbahen ato, ngelin si çështje thelbësore dhe të domosdoshme për Partinë Demokratike Shqiptare.

(Kosova Sot)