Autobusi i djegur, mjekët: Tetë femra të plagosura janë në gjendje të rëndë

  • 27 May 2016 - 15:39
Autobusi i djegur, mjekët: Tetë femra të plagosura janë në gjendje të rëndë

Në Repartin e Djegie-Plastikës në Spitalin Ushtarak po trajtohen 11 femra të plagosura në ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme në Krujë.

Pacientet e shtruara janë në terapi intensive.

Tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë, dy të mesme, ndërsa një paciente do të transferohet në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak se ka thithur tym.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga mjekë të Spitalit Ushtarak, të cilët në një prononcim për mediat thanë se spitali ka të gjitha mundësitë për t’i trajtuar të gjitha të djegurat.

Në foton e mëposhtme është lista me inicialet e personave që ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak.

(Kosova Sot)

lista 1