Hoxha në Ghana: Homoseksualiteti shkaktar i tërmeteve

  • 27 May 2016 - 15:41
Hoxha në Ghana: Homoseksualiteti shkaktar i tërmeteve

Hoxha, Mallam Abass Mahmud, nga Ghana, ka deklaruar që marrëdhëniet seksuale në mes të personave të gjinisë së njëjte janë shkaktar për tërmetet në tokë, shkruan The Independent.

“Allahu neveritet kur meshkujt kryejnë marrëdhënie seksuale mes vete, neveri e cila shkakton termet” ka deklaruar Mahmud.

Për me tepër ai ka thënë që Allahu ka shkatërruar qytetet  Sodom dhe Gomorrah për shkak të homoseksualitetit.

Deklaratat e tij vijnë pas raporteve për urrejtje dhe armiqësi tek komuniteti Zongo në Kumasi, sa i përket lidhjeve homoseksuale.

Mediet lokale kanë raportuar që shumë persona janë larguar nga vendi ngaqë frikësohen nga sulme të ndryshme për shkak të preferencave të tyre seksuale.

(Kosova Sot)