Nesër në Tiranë nis punimet Samiti i NATO-s, Xhavit Haliti përfaqëson Kosovën

  • 27 May 2016 - 15:50
Nesër në Tiranë nis punimet Samiti i NATO-s, Xhavit Haliti përfaqëson Kosovën

Nga nesër në Shqipëri, për herë të parë në historinë e saj si shtet, nis punimet Samiti tre ditor i NATO-s.

Mbajtja e këtij samiti në Tiranë, shënon edhe një tjetër sukses për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pjesë e kësaj historie, padyshim se është edhe Kosova, në krye me nënkryetarin e Kuvendit, z. Xhavit Haliti, i cili do të marri pjesë në këtë samit krahas personaliteteve të rëndësishme botërore.

Xhavit Haliti ka disa vite që e drejton delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku shpesh herë ka diskutuar, dhënë mendime dhe ide për shtimin e masave të sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Me angazhimin e tij, Kuvendi i Kosovës në vitin 2014 ka marrë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Poashtu me angazhimin e z. Haliti është arritur që Samiti  i NATO-s në tetor të këtij viti të mbahet në Kosovë.

Kjo vlerësohet e arritura më e madhe politike e Kosovës dhe Shqipërisë në raport me NATO-n.

Z. Haliti në bashkëpunim me delegacione të shumta nga vendet mike të shtetit të Kosovës, pa qenë i interesuar për bujë mediale, vazhdon të angazhohet që edhe Kosova të bëhet pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s me të drejta të plota.

Por, suksesi i plotë do të arrihet kur të gjitha vendet e rajonit do të bëhen pjesë e NATO-s dhe të aplikojnë mbrojtjen e përbashkët.

Në Samitin e NATO-s në Tiranë ndër të tjera do të diskutohet për këto tema: Siguria globale, përfshirë atë rajonale; roli i NATO-s në Afganistan; çështja e Ukrainës dhe Kinës; lufta kundër terrorizmit, me theks të veçantë kundër ISIS-it etj.

(Kosova Sot)