Fajon flet për Demarkacionin dhe rolin e tij në liberalizimin e vizave

  • 27 May 2016 - 16:06
Fajon flet për Demarkacionin dhe rolin e tij në liberalizimin e vizave

Raportuesja për çështjen e vizave në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka rekomanduar që zgjidhja për çështjen e demarkacionit të gjendet pa shkuar ky proces në rinegocim.

Deputetja sllovene ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje kompromisi nga palët.

“Ideja e rinegocimit ka qenë duke u diskutuar edhe gjatë vizitës sime të fundit në Kosovë. Por unë dua të ndaj një përvojë që kemi pasur në Slloveni – të gjitha çështjet që lidhen me kufijtë janë të komplikuara në veçanti nëse fillohet me rinegocime. Ky proces merr shumë kohë, por është një çështje që s’mund të jap këshilla pasi është në dorë të Kosovës”.

Fajon ka folur edhe për atmosferën brenda Komisionit Evropian që a e ka përshkruar si jo të mirë, derisa i ka bërë thirrje Qeverise së Kosovës që të punojë ngushtë me BE-në.

“Atmosfera në Komisionin Evropian, nuk është shumë e mirë për momentin për shkak të krizës së refugjatëve. Prandaj unë i sugjeroj Qeverisë së Kosovës që të punoj ngushtë me BE-në por edhe vendet anëtare të BE-së për të plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara dhe nuk dua të spekulojë se çka do të ndodhte nëse nuk përmbushen edhe këto dy kërkesa. Sa i përket demarkacionit, unë inkurajoj palët që të bëjnë zgjidhje kompromisi”.

(Kosova Sot)