Skandaloze: Qeveria me ligj paralel për regjistrimin e serbëve

  • 27 May 2016 - 07:43
Skandaloze: Qeveria me ligj paralel për regjistrimin e serbëve

Kontrabanda në Kuvend dështoi në seancën e fundit.

Përpjekja e djeshme e Qeverisë së Kosovës, që përmes një kontrabandës ta fusë në rend dite të seancës plenare, dhe me procedurë të përshpejtuar ta miratojë Kuvendi ligjin e veçantë që ka të bëjë me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomitë familjare në komunat serbe, të cilat s'kanë marrë pjesë në regjistrimin e vitit 2011, po kundërshtohet nga disa deputet dhe ekspertët të fushës se legjislacionit,shkruan gazeta Kosova Sot.

Miratimi eventual i një ligji të veçantë për regjistrimin e popullatës me përkatësi serbe, sipas kundërshtarëve të këtij ligji, ka ndezur alarmin se Qeveria në mënyrë të tërthortë po vepron në fuqizimin e bazës ligjore për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, respektivisht të një Republike të re Serbe në dëm të territorit të Kosovës. "Jam kundër procedimit të këtij ligji në Parlamentin e Kosovës. Kosova ka ligj për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare dhe banesave, ka ligjin, e ka bërë regjistrimin në vitin 2011, ai ligj nuk është shfuqizuar, ligji është në fuqi. Një ligj i ri në Kosovë për regjistrim të një pjese të popullatës, në fakt është ligj për regjistrim në një shtet tjetër", tha deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Berisha e quan Qeverinë "esadiste

Qëndrim kundër këtij ligji, si të dëmshëm për sovranitetin e shtetit të Kosovës, ka edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani. "Unë mendoj që Kosova nuk ka nevojë të bëjë asnjë ligj të një forme të tillë. Kosova është shtet dhe ligji është për të gjithë qytetarët e këtij shteti. Ligjet janë dhe duhet të vazhdojnë të bëhen vetëm si të tilla, jo duke bërë ligje të veçanta për komunitete, ndryshe në momentin që bëhet ligj për komunitete do të thotë se ky veprim tregon që shteti i Kosovës më nuk është shtet", tha Hasani. " Për mua ky jo vetëm që është një ligj i papranueshëm, por edhe forma më ekstreme që Qeveria mund të tregojë në dështimin e vet. Është një ligj shumë i keq, prandaj ne nuk duhet ta bëjmë atë ligj derisa e kemi ligjin adekuat për regjistrimin e popullsisë, ai është në fuqi dhe atë duhet zbatuar edhe në këtë rast, jo që të krijojmë ligje të veçanta për komunitete", tha Nait Hasani për "Kosova Sot". Edhe deputeti opozitar nga Nisma për Kosovën Zafir Berisha, është shumë i sigurt që nisma e Qeverisë për bërjen e ligjeve në baza etnike ka për qëllim final arritjen e cakut politik në krijimin e një shteti të ri serb brenda shtetit të Kosovës, sepse është i imponuar nga Serbia...(Më shumë mund të lexoni sot në Gazetën Kosova Sot)

(Kosova Sot)