Ivanov e anuloi faljen për 22 politikanë, kush janë në këtë listë?

  • 27 May 2016 - 17:35
Ivanov e anuloi faljen për 22 politikanë, kush janë në këtë listë?

Kryetari Gjorgje Ivanov, sot i anuloi faljet e personave aktiv në politikë, respektivisht për gjithsej 22 persona.

Siç jo zyrtarisht raporton Reporter, nga lista prej gjithsej 56 të falurve nga presidenti Ivanov, kur të hiqen emrat e biznesmenëve dhe nëpunësve shtetëror, mbeten 22 personat në vijim, për të cilët Ivanov sot e tërhoqi faljen:

Irena Misheva, kryetare e Këshillit të qytetit të Shkupit

Mile Janakieski, ish ministër i transportit dhe lidhjeve

Gordana Jankulovska, ish ministre për punë të brendshme

Ljupço Dimovski, ish ministër i bujqësisë

Martin Protugjer, shef i kabinetit të ish kryeministrit Nikola Gruevski

Menduh Thaçi, kryetar i PDSH

Bedredin Ibraimi, anëtar i KShZ nga PDSh

Kiril Bozhinovski, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë

Nikola Gruevski, ish kryeministër, Kryetar i OBRM-PDUKM

Toni Trajkovski, kryetar i Gazi Babës

Zoran Zaev, kryetar i LSDM

Trajko Veljanovski, kryetar i Kuvendit

Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit

Vladimir Todoroviq, ish kryetar i komunës Qendër

Edmond Temelko, kryetar i komunës Pustec, R. e Shqipërisë

Vladimir Talevski, kryetar i Manastirit

Branko Palifrov, i punësuar në komunën e Strumicës

Branko Cërvenkovski, ish kryetar i LSDM, president dhe kryeministër i Maqedonisë

Ismet Gurri, ish anëtar i komisionit komunal zgjedhor i Çairit

Sasho Mijalkov, ish drejtor i DSK

Ljupço Todorovski, ish drejtor i Byrosë për siguri publike

Zoran Verushevski, ish drejtor i DSK

(Kosova Sot)