ATK mbyll pesë lokale me lojëra të fatit në Prishtinë

  • 27 May 2016 - 18:01
ATK mbyll pesë lokale me lojëra të fatit në Prishtinë

azuar në informacione të pranuara nga qytetarët, drejtoria e Lojërave të Fatit në kuadër të ATK-së, thotë se me datën 27 maj 2016, në bashkëpunim me sektorin e Akcizës në Doganën e Kosovës, ka bërë kontrollimin e disa subjekteve të lojërave të fatit, për të vërtetua nëse janë duke vepruar në harmoni me ligjin për lojërat e fatit, si dhe lojërat e ndalura me këtë ligj.

Siç një komunikate të ATK-së, nga ky aktivitet ka rezultuar të mbyllen pesë njësi të subjekteve të lojërave të fatit në qytetin e Prishtinës.

Gjatë këtij aksioni janë konstatuar këto shkelje ligjore:

Ushtrimi i veprimtarisë në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-080, konkretisht neni 70 paragrafi 2.7 dhe 2.8;
Ushtrimi i veprimtarisë pa licence, e paraparë me nenin 25 i ligjit Nr.04/L-080;
Ushtrimi i veprimtarisë me aparate pa licence përkatëse (kontrabanduara);

“Gjatë aksionit janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës- Sektori i Akcizës, 4 aparate të tipit: 2 Kajot, 1 Merkur dhe 1 Apex, të cilat nuk kishin numër serik, që cilësohet si mall i kontrabanduar”, thuhet në komunikatë.

Drejtoria e Lojërave të Fatit në ATK, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit

(Kosova Sot)