Makina përplas punëtorin e mirëmbajtjes së rrugës

  • 27 May 2016 - 18:21
Makina përplas punëtorin e mirëmbajtjes së rrugës

Një punëtor i një firme për mirëmbajtjen e rrugëve ka mbetur viktimë e një aksidenti. Aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Fier – Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ura e re” e Novoselës.

Rreth orës 16:43 një kamion tip “Volvo”, me targë AA674LM, ka përplasur për vdekje 60-vjeçarin I.K.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, 40-vjeçarin Dritan Buzi. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(Kosova Sot)