A po i jepet mundësia Partisë Libertariane në SHBA?

  • 27 May 2016 - 20:12
A po i jepet mundësia Partisë Libertariane në SHBA?

Karta më e fuqishme e libertarianëve është pakënaqësia e qytetarëve me kandidatët e dy partive kryesore.

Paul Jost as që do ta merrte mundin për të shkuar në Orlando, nëse "Partia Republikane do ta kishte pasur një kandidat normal e stabil. Do ta kisha mbështetur edhe ndonjë kandidat që nuk më pëlqen", raporotn Gazeta Kosova Sot

P aul Jost është një republikan serioz. Ai e kishte kërkuar nominimin e Partisë Republikane për një ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve nga Virxhinia dy herë, mirëpo nuk ia kishte dalë të fitonte. Ai merret me patundshmëri dhe e konsideron veten person që merret me biznes të vogël, interesi kryesor i të cilit është "mbajtja e taksave të ulëta". Jost dhe bashkëshortja e tij, Laura, janë nga njerëzit që udhë- tonin larg shtëpisë së tyre, për t'i shikuar fjalimet e kandidatëve dhe për të vendosur se kë do ta mbështesin. Tani Jost po përgatitet për konventën e Partisë Libertariane, që do të mbahet në Orlando këtë fundjavë. Dy kandidatët kryesorë për president dhe zëvendëspresident janë dy ish-republikanë - Gary Johnson nga NjuMeksiko dhe Bill Weld nga Masaçusets - që të dy ish guvernator të famshëm.

Edhe republikanë të tjerë në zë, si puna e strategjistit të partisë, Mary Matalin, janë duke kaluar në Partinë Libertariane. Rritja e shpejtë A përbën kjo gjë një trend në rritje, në një periudhë ku shumë republikanë nuk mund ta mendojnë opsionin për të votuar për magnatin e patundshmërisë, që ka ndryshuar pothuajse krejtësisht agjendën e Partisë Republikane, duke e dëmtuar atë shumë rëndë? Shumë libertarianë thonë po, përkundër faktit që shumë herë partia e tyre është injoruar krejtësisht. "Po vërejmë një interesim të madh për partinë", ka thënë drejtoresha për politikë nacionale e Partisë Libertariane, Carla Howell. "Anëtarësimi ka mbërritur në nivele të larta, është rritur për rreth 30 për qind gjatë muajve të fundit. Jemi duke përjetuar edhe një nivel rekord të interesimit nga mediet". Johnson, në një intervistë të dhënë për 'Politico' të hënën, ka thënë që "është gëzuar nga fakti që Weld ka vendosur që të bashkohet me të për të kandiduar për pozitën e zëvendëspresidentit. Gjatë pesë ditëve të fundit kemi pasi 32 kërkesa nga mediet në nivel nacional. Kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë".

Për më tepër, libertarianët në masë të madhe e kanë zgjidhur edhe problemin më të madh të secilës parti të tretë - futjen në votime - pas dekadave të punës së palodhshme, që prej garës së parë presidenciale në të cilën kanë marrë pjesë, në vitin 1972. Ata veçse kanë siguruar paraqitjen në fletëvotimet e 32 shteteve për zgjedhjet e nëntorit dhe ndonëse afati i fundit për ta siguruar paraqitjen në fletëvotimet e shumë shteteve nuk është shumë larg, zyrtarët e partisë besojnë që janë në rrugë të mirë për ta siguruar paraqitjen në të gjitha. Roli i sondazheve Megjithatë, suksesi i partisë varet nga më shumë faktorë dhe natyrisht, futja në votime nuk është e mjaftueshme. Libertarianët kanë nevojë për një profil nacional, të cilin nuk e kanë për momentin. Ata në zgjedhjet e vitit 2012 kishin fituar 1.27 milionë vota, megjithatë as ky numër nuk i kishte mjaftuar partisë për ta kaluar shifrën e 1 përqindëshit të votave. Johnson beson që mënyra e vetme për ta shmangur përsëritjen e rezultatit të vitit 2012 është paraqitja në debatet presidenciale, përkrah Donald Trump-it dhe Hillary Clinton-it. Kjo gjë nuk do të jetë e lehtë pasi që rregullat e Komisionit për Debatet Presidenciale lejojnë pjesëmarrjen e vetëm atyre kandidatëve që sigurojnë mbështetjen e të paktën 15 për qind të pjesëmarrësve në të paktën pesë sondazhe të ndryshme. Partia Libertariane ka qenë pjesë e vetëm tri sondazheve - sondazhi i Universitetit 'Monmouth', ku ka pasur 11 për qind të përkrahjes, sondazhi i 'Fox News' ku ka marrë 10 për qind, sa ka marrë edhe në sondazhin e 'Morning Consult'. Pra, rruga nuk është e lehtë, megjithatë Johnson dhe Weld duhet të tregojnë që në garë janë dy ish-republikanë me përvojë, që po përballen me një udhëheqës të emisioneve televizive, ndonëse kjo gjë nuk i ka funksionuar John Kasich-it. Johnson gjithashtu në politikat e tij unike, si puna e përfundimit të luftës ndaj drogave dhe kufizimi i intervenimit ushtarak jashtë SHBA-së, gjëra me të cilat ai mëton t'i joshë mbështetësit e Bernie Sanders-it. Karta më e fuqishme e libertarianëve është pakënaqësia e qytetarëve me kandidatët e dy partive kryesore. Mania e partisë së tretë Shumë njerëz të Partisë Republikane pretendojnë që Partia Libertariane as që do të ndikojë, e lëre më të fitojë

. Zëdhënësi i Komitetit Nacional të Partisë Republikane, Sean Spicer, ka insistuar që republikanët nuk i frikësohen Johnson-it, duke shtuar që mania e partisë së tretë është krijuar nga mediet dhe se nuk do të ketë ndikim në zgjedhje. Gjithsesi, se a do të jetë në gjendje të korrë suksese Johnson varet shumë nga numri i njerëzve si puna e Paul Jost-it. Ai ka qenë udhëheqës i kampanjës së George W. Bush në distriktin të kongresit në vitin 2000. Ai ka dhënë para për Marco Rubio-n dhe Ted Cruz-in në garat e tyre për Senat. Ai ka dhuruar më shumë se gjysmë milion dollarë për kandidatët dhe kauzat republikane dhe se asnjëherë nuk e kishte menduar partinë e tretë më parë. Ai as që do ta merrte mundin për të shkuar në Orlando nëse "Partia Republikane do ta kishte pasur një kandidat normal e stabil. Do ta kisha mbështetur edhe ndonjë kandidat që nuk më pëlqen". Mirëpo Trump-i është i tepërt për të. Për herë të parë, thotë Jost, ai ka mbetur i detyruar ta zgjedhë një kandidat jashtë partisë së tij të dashur. Johnson, në anën tjetër, është një politikan me përvojë, me një rezyme të lakmueshme politike, i cili insiston që partisë së tij më së shumti i nevojitet publiciteti, pasi që, siç thotë ai, shumë njerëz do ta kuptojnë që janë libertarianë, pasi ta dëgjojnë zërin e tyre. Ai është i ngjashëm i Bernie Sanders-in sa i përket shkurtimit të taksave për individët dhe kompanitë e vogla e të mesme, ndonëse dallojnë shumë në politikat ekonomike. Sa i përket politikës së jashtme ai beson që është e rëndësishme që në tavolinë të jetë i ulur edhe një skeptik, i cili gjithmonë mendon negativisht dhe i matë mirë gjërat, para se të veprojë. 

(Kosova Sot)