U trajtua për kapsllëk, ndonëse vuante nga kanceri

  • 27 May 2016 - 20:16
U trajtua për kapsllëk, ndonëse vuante nga kanceri

Doktorët i kishin thënë që kishte dhimbje stomaku.

Daniel Carter, nga Halli i Anglisë, ishte ankuar se kishte dhimbje të tmerrshme për muaj të tërë, raporton gazeta Kosova Sot

Një djalosh pesëvjeçar po përballet me një formë të rrallë të kancerit, pasi doktorët e kishin diagnostikuar gabimisht, duke menduar që kishte probleme me kapsllëkun dhe si rrjedhojë e kishin dërguar në shtëpi duke i përshkruar vetëm 'Calpol'. Daniel Carter, nga Halli i Anglisë, ishte ankuar se kishte dhimbje të tmerrshme për muaj të tërë, mirëpo doktorët i kishin thënë që kishte dhimbje stomaku. Mirëpo, kur prindërit e tij e kishin gjetur të shtrirë në tepih me dhimbje të tmerrshme dhe të paaftë për t'u ngritur, ata menjëherë e kishin dërguar në spital, kur skanimi me CT kishte zbuluar tumorin kanceroz. Gjashtë muaj një kimioterapi Ai i ishte nënshtruar një operacioni emergjent, që kishte zgjatur katër orë, për t'i larguar disa pjesë të tumorit, një neuroblastomë që ishte shpërndarë nga gjoksi në shpinë.

Familja e Daniel-it është tronditur nga lajmi dhe tani djaloshi do t'i nënshtrohet një kimioterapisë së rëndë për gjashtë muaj me radhë. Nëna e tij, Katie 28-vjeçare, ka thënë: "Daniel-i është ankuar nga dhimbjet në stomak që prej fillimit të këtij viti. Para tri javësh ai kishte filluar të ndjente dhimbje të tmerrshme, saqë nuk mund të ecte, mirëpo sa herë që e dërgonim tek doktori ai diagnostikohej me kapsllëk dhe i përshkruhej 'Calpol'. Gjërat patën ardhur deri në pikën kur ai nuk mund të ngrihej më nga dyshemeja dhe pati qëndruar i shtrirë në tepih. Në atë moment e patëm dërguar tek një doktor tjetër, i cili nuk ishte i kënaqur me atë që e shihte dhe na pati thënë që ta dërgonim në Infermierinë Mbretërore të Hallit 'A&E'. Aty ai iu pati nënshtruar skanimeve me CT, i patëm marrë rezultatet dhe e patëm kuptuar për tumorin. Ka qenë e tmerrshme". Gunga nga gjoksi kishte kaluar në kurriz Daniel-i menjëherë ishte dërguar në Spitalin e Fëmijëve në Lids, ku ishte diagnostikuar me neuroblastomë - kancer i qelizave nervore që janë të përfshira në zhvillimin e sistemit nervor.

Ky lloj kanceri prek më pak se 100 fëmijë në vit në Britani të Madhe dhe Daniel-i ishte dërguar në operacion për t'u trajtuar me urgjencë. Gjatë operacionit kirurgët ia kishin gjetur gungën - që ishte zhvilluar në gjoks, para se të shpërndahej edhe në boshtin kurrizor të Daniel-it. Zonja Carter dhe bashkëshorti i saj Kevin-i, që kanë edhe dy djem të tjerë - David-in shtatë dhe Liam-in gjashtëvjeçar, kanë thënë që e kanë pasur shumë të vështirë ta shohin të birin e tyre duke u rimëkëmbur pas operacionit. "Që prej kur e ka filluar kimioterapinë ai ka qëndruar i shtrirë në shtrat, kryesisht duke fjetur. Është më të vërtetë e vështirë ta shohësh fëmijën tënd duke kaluar nëpër diçka të tillë. Ai, për një kohë të gjatë, është ankuar nga dhimbjet dhe tani gjithçka është e qartë. Ai është ankuar sepse ka vuajtur nga tumori", ka thënë nëna e Daniel-it. 

(Kosova Sot)