Isufi: Qytetarët nuk po shohin perspektivë te kjo Qeveri

  • 27 May 2016 - 20:38
Isufi: Qytetarët nuk po shohin perspektivë te kjo Qeveri

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi tha për gazetën "Kosova Sot" se politika e Kosovës për një kohë të gjatë është involvuar në të gjitha institucionet, duke u ndikuar nga Qeveria e Kosovës, e cila, siç ka thënë ai, nuk po e lë drejtësinë që të funksionojë si e pavarur, por përkundrazi krimi i organizuar, korrupsioni dhe të gjitha dukuritë negative janë duke ndodhur pikërisht për shkakun se Qeveria është e involvuar drejtpërdrejt në këto dukuri.

"Si rrjedhojë e kësaj gjendjeje, duke mos pasur drejtësi në Kosovë, rend dhe ligj dhe po ashtu duke u dëmtuar ekonomia e Kosovës, qytetari i Kosovës nuk po sheh perspektivë, prandaj edhe po merr rrugën e botës, sepse kjo Qeveri nuk i ka lënë atij që të ketë shpresa se një ditë do të jetë më e mirë për të", ka theksuar Isufi. 

(Kosova Sot)