Kordoni policor i bllokon protestuesit t’i afrohen Parlamentit në Shkup

  • 27 May 2016 - 21:04
Kordoni policor i bllokon protestuesit t’i afrohen Parlamentit në Shkup

Protestuesit e revolucionit laraman arritën para Parlamentit.

Por, para Parlamentit, protestuesit u pritën nga barrikada e policisë e cila ishte vendosur në mes të rrugës, për të parandaluar ngjyrosjen e Kuvendit, ashtu siç protestuesit kanë vepruar gjatë ditëve të fundit.

Protesta e sotme është kundër tërheqjes së abolimit selektiv, dhe motojat e kësaj proteste është “Drejtësia selektive është padrejtësi.”

Ivanov më parë njoftoi se tërheq faljen për 22 persona, ndërsa për të tjerët tha se ata duhet vetë ta kërkojnë atë.

(Kosova Sot)