Hasani: Nuk do të ndalemi derisa ta bëjmë Kosovën siç e duan të gjithë qytetarët e saj

  • 27 May 2016 - 21:08
Hasani: Nuk do të ndalemi derisa ta bëjmë Kosovën siç e duan të gjithë qytetarët e saj

Anëtari i Kryesisë së NISMA’s, Bajram Hasani ka thënë se shndërrimi nga inicativë qytetare në parti do të bëjë edhe më të fuqishëm këtë subjekt.

Ai përmes një postimi në Facebook, i falënderuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët që për dy vjet e kanë mbështetur NISMA’n në rrugëtimin e saj.

“Të dashur anëtarë e simpatizantë të iniciativës qytetare “NISMA për Kosovën”, pas dy vitesh të një rrugëtimi të vështirë, prej sot jemi shëndrruar në parti politike. Përgjatë këtyre dy viteve të rrugëtimit tonë të përbashkët asnjë ditë nuk u ndalëm duke punuar për vendin tonë, në të gjitha format në rrugë e në Kuvend. Të gjithë bashkë i thamë jo, shumë vendimeve të dëmshme për Kosovën tonë. Mbështetja juaj anëtarë dhe simpatizantë të NISMA’s, ka bërë që ne të jemi sot edhe më të fortë përpara çdo sfide që na del”, ka shkruar Hasani në Facebook.

Ai ka thënë se nuk do të kursehet asgjë që Kosova të bëhet ashtu siç e dëshirojnë të gjithë qytetarët e saj.

(Kosova Sot)