Berisha: Organet e drejtësisë duhet ta spastrojnë edhe vetveten

  • 27 May 2016 - 21:11
Berisha: Organet e drejtësisë duhet ta spastrojnë edhe vetveten

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha në një prononcim për Gazetën Kosova Sot   ka thënë se: Mosfunksionimi i drejtësisë në Kosovë po e rrezikon jetën normale të qytetarëve, pasi, sipas tij, kjo shtyllë e rëndësishme e mban balancën e funksionimit normal të një shteti.

 Berisha thotë se në momentin që personat përgjegjës në organet e drejtësisë nuk e kryejnë punën e tyre siç duhet, ose janë të ndikuar nga politika, është më se normale më pastaj edhe largimi i njerëzve, duke mos pasur shpresë në këtë vend apo duke mos e parë dritën në fund të tunelit. " Thënë të drejtën, pavarësisht se kohën e fundit po bëhen disa veprime nga organet e drejtësisë, gjoja në emër të luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, unë mendoj se organet e drejtësisë duhet ta spastrojnë edhe vetveten dhe jo vetëm gjërave jashtë vetvetes, ngase jam shumë i bindur se segmente të korruptuara dhe të kapura nga politika vazhdojnë të jenë brenda organeve të drejtësisë", theksoi ai.

 

(Kosova Sot)