Cipras takohet me Putinin

  • 27 May 2016 - 21:43
Cipras takohet me Putinin

Presidenti rus, Vladimir Putin, mbërriti sot në selinë qendrore të qeverisë greke, ku u prit nga kryeministri, Aleksis Cipras.

“Forcimi i marrëdhënieve me Rusinë përbën një zgjedhje strategjike që diktohet nga lidhjet e ngushta historike, kulturore dhe politike, si dhe nga mundësitë që po hapen dhe forcimi i stabilitetit në rajon”, deklaroi Aleksis Cipras para medias.

Ai tha gjithashtu se “vizita e Putinit vjen në një moment kur Greqia po kthen faqe, po i jep fund pasigurive dhe mund të shikojë drejt të ardhmes me optimizëm për rritje dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë”.

Nga ana tjetër Putini tha se “ky takim i nivelit të lartë është pjesë e Vitit Greko-Rus. Në Moskë dhe Shën Peterburg kemi biseduar mbi perspektivat ekonomike të bashkëpunimit. Sigurisht që ka shumë probleme dhe rrethanat janë të vështira, por sigurisht që ka perspektiva të mira”.

“Bashkëpunimi nuk është i limituar vetëm mbi energjinë, por përfshin gjithashtu teknologjinë e lartë, infrastrukturën dhe investimet e përbashkëta”, theksoi lideri rus.

(Kosova Sot)