Llapi nderon Heronjtë e Gjakut

  • 27 May 2016 - 22:00
Llapi nderon Heronjtë e Gjakut

Nesër ne palestrën sportive "Hakif Zejnullahu" të Podujevës, do të mbahet një Tubim Përkujtimor, i organizuar nga shoqata humanitare "Blakçori", me moton "Heronjtë e Gjakut tim"

Tubimi u dedikohet dy figurave emblematike të Llapit: Met Podujevës-BABLOKUT, atdhetar i pa epur i çështjes kombëtare, me rastin e 40 vjetorit të ndarjes nga jeta dhe birit të tij Xhafer Meta pishtar i arsimit, i burgosur politik i Goli Otokut, dhe njeri nga themeluesit e NDAH-se,me rastin e 35 vjetorin e vdekjes.

Ftoheni që të merrni pjesë dhe të nderoni dy personalitete jo vetëm të familjes Blakçori, por edhe më gjërë.

Tubimin do ta nderojnë emra të njohur të estradës sonë.

(Kosova Sot)