Për herë të parë një grua në krye të Kuvendit Komunal të Preshevës

  • 27 May 2016 - 23:21
Për herë të parë një grua në krye të Kuvendit Komunal të Preshevës

Në seancën e sotme të parlamentit të Preshevës, Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik është zgjedhur Kryetare e Kuvendit Komunal të këtij qyteti.

Kjo është hera e parë në histori që një grua ka marrë një pozicion të tillë të lartë udhëheqës në ndonjë organ shtetëror.

“Kjo është një sfidë e madhe, por unë do të mundohem  që të gjitha detyrat t’i kryej me përgjegjësi të madhe. Kjo është një ngjarje historike në Komunën e Preshevës, dhe shpresoj që në rajonin tonë të ketë më shumë gra në pozita menaxhuese dhe vendimmarrëse”, ka deklaruar ajo, shkruan Blic.rs, 

Me këtë vendim janë shprehur të kënaqur edhe qytetarët e Preshevës, duke e cilësuar atë si një grua të mençur dhe të aftë.

Ardita Sinani është profesoreshe e informatikës në shkollën e mesme të Preshevës. Me politikë ka filluar të merret para 10 vjetësh.

(Kosova Sot)