Vuçiq:Qeverinë e re të Serbisë do ta bëj unë jo Putini

  • 27 May 2016 - 23:39
Vuçiq:Qeverinë e re të Serbisë do ta bëj unë  jo  Putini

Qeverinë e re të Serbisë do ta bëj unë dhe jo Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin”, ka thënë Aleksandër Vuçiq, pasi që kishte zëra që Putin po involovhet në koalicionin e ardhëm qeverisës në Serbi, shkruan Vecernje Novosti.

“Ka të tjerë e jo Putin që dëshirojnë të fusin hundët duke propozuar edhe të preferuarit e tyre për ministra, por nuk do të merrem me këto fontana dëshirash”, ka deklaruar Vuçiq, duke shtuar se ai është i interesuar të dëgjojë qytetarët që e kanë zgjedhur dhe askënd tjetër.

“Ne jemi një vend sovran dhe përbërjen e qeverisë do ta përcaktojë vet”.

Këto deklarime Vuçiq i ka bërë të premten, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Progresiste Serbe, ku shpjegoi edhe vizitën e tij të paplanifikuar në Moskë.

“Për Presidentin Putin kam respekt të thellë dhe ai nuk po bënë presion mbi mua. Ai është i sjellshëm dhe me mirësjellje edhe kemi biseduar ku nuk është përmendur asnjë parti”, ka thënë Vuçiq.

“Unë nuk flas me Putinin për çështje partiake, por për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, Serbisë e Rusisë”.

(Kosova Sot)