LDK-ja diskuton sot performancën qeverisëse

  • 28 May 2016 - 07:54
LDK-ja diskuton sot performancën qeverisëse

Kryeministri i vendit, njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka pohuar se në Kuvendin e Punës së LDK-së, i cili do të mbahet sot, do të diskutohet për sfidat lidhur me përgjegjësinë që ka marrë LDK-ja për të qeverisur vendin dhe rrugën që duhet ndjekur për realizimin e premtimeve të dhëna.

"Presim të diskutojmë lidhur me sfidat të cilat ne i kemi lidhur me përgjegjësinë që ne e kemi marrë me qeverisjen e vendit. Lidhur me bashkërenditjen e qeverisjes me partnerë të tjerë të koalicionit dhe lidhur me harmonizimin e mëtutjeshëm të programit qeverisës me programin politik", tha Mustafa.

(Kosova Sot)