Autobusi në flakë, ja heronjtë që rrezikuan jetën për të shpëtuar pasagjerët

  • 28 May 2016 - 08:16
Autobusi në flakë, ja heronjtë që rrezikuan jetën për të shpëtuar pasagjerët

Ngjarja e një ditë më parë, ku një autobus i nisur nga Vlora me një grup prej 30 besimtarësh ortodoksë u përfshi nga flakët në qytetin e Krujës, tronditi opinionin publik në Shqipëri.

Ngjarja mund të kishte pasoja edhe më të rënda, por falë ndërhyrjes në kohë të qytetarëve krutanë u shmang një tragjedi që mund të ishte edhe më e madhe.

Por cilët janë qytetarët e Krujës, që mes flakëve dhe tymit, rrezikuan jetët e tyre duke u përballur me nxehtësinë përvëluese dhe duke i transportuar ata me automjetet e tyre drejt spitalit.

I pari i cili duket se ka qenë vendimtarë me ndërhyrjen e tij është Met Bakiu, pronari i një rrobaqepësie, i cili mori një sëpatë dhe arriti të thyente xhamat e autobusit, ku nga aty dolën pasagjerët në kohë, raportojnë mediat shqiptare.

Reagim për tu falënderuar ishte edhe ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve me në krye Altin Shullazin, si edhe i personave të tjerë që dërguan në spital të lënduarit, si Gëzim Lushi, Skerd Prushi, Eri Pajtoni, Ylber Llubani, Çim Bakiu, Edi Sufa, Tan Berhami, Arbër Bera etj.

(Kosova Sot)